• Ajetollah Khamenei: E ardhmja e Revolucionit Islamik është e qartë

Lideri suprem në një takim me shtresën kulturore jashtë vendit, në përgjigje të shqetësimeve mbi të ardhmen e Revolucionit Islamik ka thënë: Nuk mund të bëjnë asgjë dhe këtë thojani të gjithëve.

Aktivistët kulturorë iranianë jashtë shtetit në takim me liderin suprem të revolucionit islamik, kanë shprehur shqetësimet që ekzistojnë jashtë vendit lidhur me fatin e revolucionit islamik. lider suprem Ajetollah Khamenei, u është përgjigjur shqetësimeve që kanë lindur për shkak të veprimeve të armiqve dhe ka thënë: Mbi gjendjen tonë mos u shqetësoni aspak. Ata nuk mund të bëjnë as gabimin më të vogël. Mos kini asnjë pikë dyshimi në këtë dhe këtë thojani të gjithëve. Ky është qëndrimi i prerë dhe i fuqishëm i liderit suprem në ditët kundër qeveria aktuale e Amerikës ka zbatuar fazën e parë të sanksioneve kundër Iranit. Ky qëndrim është përgjigje e prerë për qeveritarët amerikanë dhe të varurit e tyre në rajon. Njëkohësisht me  vendosjen e sanksioneve, Donald Trump presidenti amerikan në një mesazh të tij në Twitter ka deklaruar se këto sanksione janë sanksionet më të rënda të  vendosura deri më tani. Qeveria Trump, pas daljes nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare, nisi të shtojë presionet kundër Iranit me qëllim ndryshimin e sjelljes së Iranit në rajon dhe shtimin e pakënaqësisë së brendshme në Iran me objektivin që të realizohet ëndrra e tyre 40 vjeçare. mbështetja e qeverisë amerikane për grupin terrorist MEK dhe mbështetja për trazirat dhe vandalizmat në Iran, tregon qartë urrejtjen e vjetër të amerikanëve ndaj revolucionit islamik. Trump me mbështetjen e tij për regjimin sionist dhe disa arabë të nënshtruar si regjimi Saudit, ka për qëllim të ndërpresë progresin raketor të Iranit, t’i japë fundi influencës dhe pranisë së Iranit në rajon, të shtojë presionet dhe së fundi të çojë në zero kuotën e shitjes së naftës iraniane. qeveria Trump ashtu si qeveritë e mëparshme të Amerikës, mundohet me çdo kusht që të heqë qafe revolucionin dhe shtetin e Republikës Islamike të Iranit. Mirëpo 40 vitet e jetës së këtij revolucionit kanë treguar qartë se qëndresa dhe rezistenca, këtij revolucioni popullor i ka dhënë identitet dhe vlera të larta. Ajetollah Khamenei në takimin e 21 korrikut me ambasadorët, konsullat dhe funksionarët e ministrisë së jashtme të Iranit, shtjelloi arsyen e armiqësisë së thellë të Amerikës me Republikës Islamike të Iranit dhe tha: Amerikanët duan të kthehen në pozitën e tyre në Iran përpara revolucionit islamik dhe ata nuk kënaqen me asgjë tjetër më pak se kjo. Republika Islamike e Iranit është një vend i fuqishëm i rajoni strategjik të Azisë perëndimore dhe jashtë kontrollit të Amerikës ajo ka lidhje dhe marrëdhëniet me vendet e rajonit. Pikërisht kjo i ka detyruar Amerikën, regjimin sionist dhe arabët e nënshtruar që të shtojnë presionet kundër Iranit. Duke qenë se mes kombi dhe shtetit të Republikës Islamike të Iranit ka një lidhje tepër të madhe dhe të thellë, këto presione nuk ndikojnë aspak në të ardhmen e revolucionit islamik që është një e ardhme e ndritur. Eksperienca e rezistencës së kombit iranian kundrejt presioneve ekonomike dhe politike të qeverisë Trump, do të bëjë që të gjitha përpjekjet e kësaj qeverie të Amerikës të dështojnë ashtu siç kanë dështuar edhe politikat e qeverive të mëparshme amerikane.

 


 

Tags

Aug 09, 2018 10:26 Europe/Tirane
Komente