• Zëvendës/komandanti i njësitit Kods të gardës: Amerika nuk ka fituar gjë tjetër në rajon përveç uljes së kredibilitetit

Zëvendës/komandanti i njësitit Kods të gardës revolucionare ka thënë se Amerika nga prania e saj në rajon dhe nga nisja e dy luftërave në Irak dhe Afganistan, nuk ka fituar gjë tjetër veçse uljen e kredibilitetit, paturpësi dhe humbje të popullaritetit.

Ismail Gaani, ndër të tjera ka shtuar: Kombi iraian në 40 vitet e kaluara është përballur me të gjitha intrigat dhe komplotet e Amerikës, regjimit sionist dhe aleatëve të tyre dhe ka dalë fitimtar në të gjitha fushat si ushtarake, të sigurisë dhe atë ekonomike. Amerika pas ngjarjes së 11 shtatorit 2001 nisi dy luftëra në Irak dhe në Afganistan, ku dërgoi mijëra trupa ushtarake, shpenzoi me miliard dollarë, përdori të gjitha mundësi por në fund u bllokuar dhe nuk fitoi gjë tjetër veçse humbje të popullaritetit. Zv/komandanti Gaani foli mbi zhvillimet në rajon dhe tha se pas Amerikës, regjimi sionist dhe regjimi Al Saud duke mbështetur terroristët takfiristë sulmuan Sirinë dhe Irakun. Qëllimi i Amerikës është shkatërrimi i islamit mirëpo popujt e rajonit janë të vendosur për të ruajtur dhe mbrojtur fenë e tyre me anë të rrugës së rezistencës.

Aug 11, 2018 10:51 Europe/Tirane
Komente