• Garda e Revolucionit Islamik asgjëson 11 terroristë

Trupat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit kanë vrarë 11 anëtarë të një grupi terrorist gjatë një operacioni në qytetin perëndimor Oshnavijeh në veriperëndim të Iranit.

"Terroristët e lidhur me arrogancën globale dhe shërbimet e huaja  të inteligjencës u përpoqën të depërtojnë në Iran nga kufiri perëndimor i vendit", tha në një deklaratë zyra e marrëdhënieve me publikun e bazës 'Hamze Sejed ul-Shohada' e Forcave Tokësore të Gardës Revolucionare. Grupi terrorist synonte të krijonte pasiguri dhe të kryente veprime subversive në Iran, shtoi deklarata. Terroristët posedonin një sasi të madhe armësh dhe pajisje komunikimi që u konfiskuan nga forcat e Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Qyteti Oshnavijeh ndodhet në perëndim të Iranit, ku ndodhen vija të përbashkëta kufitare me Irakun dhe Turqinë.

 

Tags

Aug 11, 2018 20:20 Europe/Tirane
Komente