• Amir Dadras: Prodhimi I avionëve luftarakë nga Irani, lëvizje e pashoq në botën islame

Zv/komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka thënë se prodhimi i avionëve luftarakë nga industria mbrojtëse e Iranit është një veprim i pashoq në botën islame.

Avioni i parë i prodhuar nga Irani i quajtur Kouthar është prezantuar më 22 gusht njëkohësisht me përvjetorin e industrisë mbrojtëse të Iranit. Muhamed Husein Dadras ka deklaruar se Irani Islamik në sektorin ushtarak ka ndryshim me vendet e tjera dhe ky ndryshim është se Irani përkundër të tjerëve, nevojat e tij për pajisje ushtarak i plotëson vetë. Zv/komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane vuri në dukje se Revolucioni Islamik ka sfiduar dhe mundur Amerikën dhe arrogancën botërore dhe shtoi: Ajo çka armiku kupton mirë në fushën ushtarake është fuqia ushtarake, pasi armiku e kupton mirë gjuhën e fuqisë. Ai sa i përket pranisë së flotës iraniane në ujërat e lira dhe ato ndërkombëtare që kanë për qëllim përballjen me piratët detarë ka thënë: Flota e ushtrisë iraniane duke pasur prani të gjerë në ujërat e lira ndërkombëtare ka garantuar sigurinë e tregtisë botërore dhe siguria e rajonit  garantohet në bashkëpunim me vendet e rajonit dhe për këtë nuk është e nevojshme prania e të huajve.

 

 

Tags

Aug 29, 2018 10:42 Europe/Tirane
Komente