• Zarif takohet me presidentin Erdogan

Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit është takuar me Rexhep Taip Erdogan president i Turqisë me të cilin diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe për zhvillimet në Siri.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu është takuar me homologun e tij turk me të cilin diskutoi për zhvillimet në Siri dhe takimin krerëve të Iranit, Turqisë dhe Rusisë në qytetin Tabriz në veriperëndim të Iranit. Ministri i jashtëm i Turqisë Cavushoglu në një mesazh të tij në Twitter ka përmendur takimin e tij me shefin e diplomacisë iraniane dhe ka shkruar: Me ministrin e jashtëm të Iranit kam diskutuar për çështje dypalëshe dhe rajonale si dhe mbi zhvillimet në Siri. Muhamed Xhavad Zarif ditën e mërkurë ka shkuar për një vizitë të pa paralajmëruar në Ankara. Ai mbi këtë vizitë ka thënë: Qeveria Turke dhe personalisht presidenti i Turqisë, kanë bërë qëndresë të konsiderueshme përballë presioneve të Amerikës. Irani gjithmonë e ka konsideruar Turqinë një fqinj dhe partner të rëndësishëm ekonomik dhe një vend që në çështjet e rajonit ka bashkëpunim të përbashkët trepalësh dhe shumëpalësh. Raundi i dytë i bisedimeve mes presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë kushtuar zhvillimeve në Siri do të mbahet më 7 shtator në qytetin Tabriz të Iranit. Raundi i parë i krerëve të tre vendeve për të analizuar procesin e zgjidhjes politike të krizës siriane u mbajt më 22 nëntor të vitit 2017 në qytetin Sochi të Rusisë.

Aug 30, 2018 09:38 Europe/Tirane
Komente