• Larixhani: Irani është skeptik për aftësinë e Evropës për të përmbushur detyrimet e saj bërthamore

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit ka thënë: Pavarësisht nga dyshimet serioze për aftësinë e evropianëve dhe procesit të tyre të vendimmarrjes, Irani ra dakord të vendosë një periudhë për diskutimin e çështjeve bërthamore në mënyrë që të rrisë aftësitë dhe lidhjen e tyre politike për të zgjidhur këtë çështje.

Ali Larixhani shtoi të shtunën se Irani kishte të drejtën të tërhiqej nga marrëveshja bërthamore pas largimit të Shteteve të Bashkuara dhe të rifillojë aktivitetet e tij si më parë, por disa liderë evropianë kontaktuan zyrtarët iranianë dhe thanë se nuk do të braktisin marrëveshjen. Irani dhe Evropa kanë filluar bisedimet për të ruajtur marrëveshjen bërthamore pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga kjo marrëveshje ndërkombëtare dhe Evropa u zotua të ofrojë një paketë të re në kuadrin e luftës kundër sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit.

 

Tags

Sep 01, 2018 20:50 Europe/Tirane
Komente