• Konsultimet e Zarif me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Sirisë në Damask

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, gjatë vizitës së tij të zhvilluar në Damask, u takua me kryeministrin e Sirisë dhe me ministrin e punëve të jashtme, me të cilët diskutoi mbi çështjet dypalëshe dhe ato rajonale.

Të hënën Mohamed Xhevad Zarif u takua me Emad Khamis, kryeministër i Sirisë, ku uroi atë për fitoret e fundit të frontit të rezistencës , duke thënë se populli dhe qeveria siriane do të lëvizin drejt rindërtimit të vendit të tyre pas këtyre fitoreve. Ministri i jashtëm i Iranit, duke përshëndetur organizimin e ekspozitës për rindërtimin e Damaskut, e përshkroi atë si një shenjë dhe vullnet të fortë për të filluar rindërtimin e Sirisë. Kryeministri i Sirisë Emad Khamis, duke vlerësuar mbështetjen e Iranit për vendin e tij, ka thënë: Me bashkëpunimin e vendeve mike, veçanërisht Republikën Islamike të Iranit dhe Rusinë dhe kompanitë private të këtyre vendeve, ne do të fillojmë rindërtimin e Sirisë. Ministri i jashtëm i Iranit gjithashtu theksoi mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për Sirinë në luftën e saj kundër grupeve terroriste gjatë një takimi me ministrin e jashtëm sirian Valid Moalem. Moalem duke vlerësuar mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit për Sirinë, ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Republikës Islamike të Iranit në luftën kundër grupeve terroriste.

 

Sep 03, 2018 20:53 Europe/Tirane
Komente