• Zarif: Për daljen e terroristëve nga Idlib, Siria po përpiqet me koston më të vogël njerëzore

Ministri i jashtëm i RII ka thënë se janë duke u bërë përpjekje për të përzënë terroristët nga qyteti Idlib në Siri me viktima sa më të pakta.

Aktualisht në provincën Idlib të Sirisë gjenden grupe të shumta terroriste. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Mohamed Xhevad Zarif të shtunën ka deklaruar:  duke pasur parasysh organizimin e takimit të liderëve në procesin e Asatans në Teheran dhe po ashtu situatën shumë të ndjeshme në Idlib, janë duke u bërë përpjekje maksimale për kosto sa më të ulët njerëzore gjatë operacionit për largimin e terroristëve nga ky rajon. Zarif ka shtuar: Deri të premten do të vazhdojnë negociatat e vendeve garantuese të procesit të Astanasë (Iran, Rusi, Turqi), kështu që përveç parandalimit të dëmtimit të popullit sirian, do të kryhet edhe procesi i tërheqjes së terroristëve. Zarif të shtunën udhëtoi për në Siri, ku u takua me presidentin sirian si dhe me kryeministrin dhe ministrin e jashtëm të këtij vendi.

 

Tags

Sep 04, 2018 20:54 Europe/Tirane
Komente