• Zarif: Rindërtimi i Sirisë një rast i mirë për kompanitë iraniane

Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se rindërtimi i Sirisë dhe Irakut është rast i mirë për praninë e kompanive iraniane në këto vend.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në prononcim para gazetarëve, tha: "Rindërtimi i Sirisë dhe Irakut, është një rast i mirë për eksportin e shërbimeve teknike dhe inxhinierisë si dhe për punësimin e iranianëve që njëkohësisht është një lojë fitore-fitore për të dy palët". Zarif në vazhdim vuri në dukje edhe deklaratat e fundit të Trump të publikuar në Twitter në lidhje me Sirinë dhe tha: "Situata e Trump brenda në Amerikë për fat të keq nuk është situatë e mirë dhe ai këtë situatë dëshiron ta kompensojë me sulm ushtarak kundër popullit të Sirisë. Amerikanët nuk kanë treguar rezultat të mirë në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit dhe këtë rezultat e ka theksuar edhe vet Trump".

Shefi i diplomacisë iraniane vuri në dukje edhe takimin e tij të fundit me Alistair Burt, zv/ministrin e punëve të jashtme të Anglisë dhe tha: "Të dy vendet kanë bisedime periodike me njëri-tjetrin dhe në këto bisedime zv/ministrat e punëve të jashtme në mënyrë sistematike takohen me njëri-tjetrin në Londër dhe Teheran. Ne vazhdojmë të jemi optimist se evropianët do t'i zbatojnë angazhimet e tyre në kuadër të grupit 4+1 dhe t'i përmbahen zotimeve që kanë dhënë në kuadër të tre ministrave të punëve të jashtme të vendeve evropiane".

 

Tags

Sep 05, 2018 11:59 Europe/Tirane
Komente