• Kasemi: Takimi i Teheranit një rast për integrim më të madh rajonal

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se takimi i krerëve të Iranit, Turqisë dhe Rusisë në Teheran, është një rast shumë i mirë që diplomacia dhe procesi politik të ngadhënjejë mbi luftën dhe terroristët të dorëzohen para dëshirës dhe vullnetit të popullit sirian.

Bahram Kasemi të enjten në një shkrim të publikuar në gazetën "Iran", ka shkruar: "Takimi i liderëve presidentëve të Iranit, Turqisë dhe Rusisë është vazhdim i bisedimeve dhe kontakteve mes funksionarëve të lartë të këtyre tre vendeve në kuadër të procesit politik të quajtur "Procesi i Astanas" dhe është një rast i mirë për koordinimin dhe harmonizimin e qëndrimeve në lidhje me çështjet bilaterale dhe multilaterale dhe përpara sfidave rajonale dhe ndërkombëtare". Takimi i presidentëve të Iranit, Turqisë dhe Rusisë në lidhjen me krizën në Siri, zhvillohet të premten më 7 shtator në Teheran. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka thënë se qëllimi kryesor i takimit të Teheranit është gjetja e një rrugëzgjidhje rrënjësore dhe politike për krizën në Siri. Ai shtoi: "Bashkëpunimi strategjik mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë në tre vitet e kaluara, ka luajtur rol përcaktues në luftën kundër terrorizmit sidomos në luftën kundër grupit terrorist takfirist ISIS, krijimin e zonave pa tensione dhe kthimin e refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre. Irani, Turqia dhe Rusia për shkak se nuk po pranojnë politikën e imponuar të Amerikës, po përballen me sanksione dhe presione të ndryshme, prandaj takimi i Teheranit mund të bëhet shkak për afrimin më të madh të qëndrimeve mes këtyre tre vendeve për t'u përballur me sanksionet dhe kërcënimet e padrejta".

Sep 06, 2018 14:36 Europe/Tirane
Komente