Sep 06, 2018 16:11 Europe/Tirane
  • Lideri suprem i Revolucionit Islamik: Qëllimi i Armikut në luftën mediale është krijimi i frikës, zhgënjimit dhe stresit në mesin e qytetarëve iranianë

Ajetullah Khamenei deklaroi se detyra më e rëndësishme e qytetarëve dhe elitës intelektuale në rrethanat e ndjeshme aktuale, është të ecin dhe punojnë për ta ruajtur dhe thelluar unitetin e popullit me institucionet shtetërore dhe të shmangën nga krijimi i atmosferës së pesimizmit dhe zhgënjimit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit sot (të enjten) në takim me kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të Ekspertëve, tha: "Dashakeqësit e popullit të Iranit paralel me luftën ekonomike, po zhvillojnë edhe një luftë të gjerë mediale dhe propagandistike. Prandaj kritikat duhet të bëhen me qëllim të korrigjimit dhe kryerjes së veprimeve të mira. Sot sistemi i Republikës Islamike të Iranit po përballet me një luftë të gjithanshme ekonomike e cila po drejtohet nga një dhomë e luftës dhe me një precizitet dhe përkushtim të plotë, mirëpo përkrah kësaj lufte po zhvillohet edhe një luftë e rëndësishme mediale dhe propagandistike që në shumë raste po neglizhohet. Lufta mediale është zhvilluar edhe më parë, mirëpo tani ka një intensitet dhe përmasa më të mëdha. Në bazë të informacioneve që posedojmë, shërbimet sekrete të spiunazhit të Amerikës dhe regjimit sionist me mbështetjen financiare të regjimeve mbretërore të vendeve në rajonin rreth Iranit, kanë lëshuar në funksion struktura të veçanta për këtë luftë mediale dhe në mënyrë serioze janë duke bërë përpjekje për të programuar veprime për të ndotur atmosferën informative dhe intelektuale të shoqërisë. Megjithatë pavarësisht të gjitha propagandave që synojnë të krijojnë atmosferë negative dhe problemeve ekzistuese, Revolucioni dhe vendi është duke shënuar progres",- shtoi ndër të tjera Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit.

 

Tags

Komente