• Xhaberi Ansari, njofton përfundimin e përpilimit të deklaratës përfundimtare të samitit të Teheranit

Asistenti i ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike, njoftoi përfundimin e përpilimit të deklaratës përfundimtare të takimit trepalësh të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Teheran.

Samiti trepalësh mes presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë do të mbahet sot në Teheran. Sadik Husein Xhaberi Ansari, në një intervistë të tij për radiotelevizionin shtetëror të Iranit ka thënë: Samiti i Teheranit mbahet në kohën kur pjesa më e madhe e territorit sirian është çliruar nga prania e terroristëve dhe tashmë ka mbetur vetëm qyteti Idlib dhe në kohën kur Amerika është duke sulmuar që të tre vendet pjesëmarrëse në samit dhe ndaj tyre ka vendosur sanksione. Xhaberi Ansari tha se në këtë samit do të trajtohen disa çështje që lidhje me Sirinë dhe në fund do të nxirret një deklaratë përfundimtare dhe shtoi: Në bisedimet e kryera mes përfaqësuesve të lartë të tre vendeve në Teheran, deklarata përfundimtare është përpiluar dhe në rast se ajo konfirmohet nga presidentët e Iranit, Turqisë dhe Rusisë, atëherë do të bëhet publike. Sipas asistentit të ministrit të jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, kjo deklaratë përfshin të gjitha çështjet aktuale në Siri dhe përpjekjet e tre vendeve për vendosjen e paqes në Siri. Xhaberi Ansari theksoi vazhdimin e përpjekjeve për tu përballur me terrorizmin, kthimin e emigrantëve dhe theksoi zgjidhjen e çështjeve si ajo e të arrestuarve, të personave të zhdukur në luftë dhe shtoi për këtë do të krijohet një komitet i posaçëm i quajtur “ Komiteti i Shkëmbimeve”.

Tags

Sep 07, 2018 08:07 Europe/Tirane
Komente