• Teherani sot është organizator i samitit të tretë trepalësh të Iranit, Turqisë dhe Rusisë

Në Teheran sot organizohet samiti i presidentëve të Iranit, Turqisë dhe Rusisë në kuadër të konferencës trepalëshe të vendeve garantuese të negociatave të Astanasë për paqe në Siri.

Ky samit i cili zhvillohet sot (të premten) në Teheran me pjesëmarrjen e Hasan Ruhani, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë dhe Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, organizohet në vazhdën e dy samiteve të mëparshëm mes presidentëve të këtyre tre vendeve që janë zhvilluar në Suiçi dhe Ankara ku temë kryesore e këtij samiti është shqyrtimi i bashkëpunimit rajonal për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në Siri. Përfaqësuesit e tre vendeve Iranit, Turqisë dhe Rusisë deri më tani në kuadër të konferencës së Astanasë për paqe në Siri kanë zhvilluar 10 takime dhe rezultatet e këtyre takimeve janë konfirmuar dhe miratuar në dy takimet e liderëve të këtyre tre vendeve. Mënyra se si duhet t’i jepet fund krizës në Siri dhe mënyra e zhvillimit të luftës kundër terroristëve, si dhe mënyra për ta ndihmuar qeverinë legjitime të Sirisë për të luftuar terroristët dhe rrugët për krijimin e zonave për reduktimin e tensioneve dhe normalizimi i kushteve me qëllim të zgjerimit të ndihmave humanitare; konsiderohet temat më të rëndësishme që diskutohen në këtë samit.

 

Sep 07, 2018 14:26 Europe/Tirane
Komente