• Deklarata përfundimtare e presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në fund të samitit trepalësh të Teheranit

Presidentët e Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në deklaratën përfundimtare në fund të samitit trepalësh të Teheranit, kanë theksuar respektimin e fuqishëm dhe të vazhdueshëm të tyre ndaj sovranitetit, pavarësisë, unitetit dhe tërësisë territoriale të Sirisë.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Vladimir Putin, presidenti i Rusisë dhe Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në deklaratën e përbashkët e cila është hartuar në 12 paragrafë në fund të samitit të Teheranit, kanë theksuar vullnetin dhe vendosmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin për shkatërrimin përfundimtar të grupeve terroriste ISIS, Fronti Nusra dhe të gjitha grupeve dhe strukturave të varura për organizatën terroriste Al Kaida ose grupin ISIS dhe që veprojnë në Siri që gjithashtu janë identifikuar edhe nga Këshilli i Sigurimit të OKB.

Në këtë deklaratë të përbashkët thuhet: “Konflikti i Sirisë nuk mund të ketë kurrfarë rrugëzgjidhje ushtarake dhe mund të përfundojë vetëm nëpërmjet një procesi politik dhe dialogut. Ne theksojmë vullnetin tonë për vazhdimin e bashkëpunimit aktiv për të çuar përpara procesin politik në harmoni me vendimet e Kongresit për Dialog Kombëtar të Sirisë që u zhvillua në Suçi dhe rezolutës 2254 të KS të OKB”.

Presidentët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë gjithashtu kanë theksuar vullnetin e tyre për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta me qëllim të çuarjes para të procesit politik për zgjidhjen e krizës në Siri dhe për gjetjen e një rrugëzgjidhje politike, si dhe për të ndihmuar krijimin dhe fillimin e punës së komitetit për Kushtetutën e Sirisë.

Ruhani, Putin dhe Erdogan kanë theksuar edhe nevojën për mbështetjen e përpjekjeve për të ndihmuar të gjithë sirianët me qëllim që të kthehen në jetën e tyre normale dhe paqësore si dhe për të reduktuar vuajtjet dhe dhimbjet e tyre, ndërsa kërkuan nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe sidomos nga OKB dhe nga organizatat ndërkombëtare, të dërgojnë më shumë ndihma humanitare në Siri dhe të ndihmojnë për krijimin e infrastrukturës themelore në këtë vend dhe për të ruajtur trashëgimin historike të tij.

Presidentët e Iranit, Rusisë dhe Turqisë kanë theksuar edhe krijimin e kushteve të nevojshme për kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë në vendbanimet tyre të mëparshme.

Tags

Sep 07, 2018 16:00 Europe/Tirane
Komente