• Deklaratë e përbashkët e presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në fund të samitit trepalësh në Teheran

Presidentët e Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Turqisë, në deklaratën e tyre përfundimtare në takimin në Teheran, theksuan angazhimin e tyre të vendosur dhe të qëndrueshëm ndaj sovranitetit, pavarësisë, unitetit dhe integritetit territorial të Sirisë.

Presidenti iranian Hasan Ruhani, Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, në një deklaratë të përbashkët prej 12 paragrafëve të lëshuar të premten në fund të samitit trepalësh në Teheran, riafirmuan vendosmërinë e tyre për vazhdimin e bashkëpunimit për shkatërrimin përfundimtar të ISIS dhe të gjitha organizatave ose grupeve të lidhura me Al Kaidën në Siri, të cilët janë identifikuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Në deklaratë e përbashkët thuhet se konflikti sirian nuk mund të ketë zgjidhje ushtarake dhe mund të përfundojë vetëm përmes një procesi politik dhe negociatave. Presidentët e Republikës islamike të Iranit, Rusisë dhe Turqisë riafirmuan vullnetin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin aktiv për të çuar përpara procesin politik në përputhje me vendimet e Kongresit të Dialogut Kombëtar të Sirisë në Soçi dhe Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Presidentët e Republikës islamike të Iranit, Rusisë dhe Turqisë gjithashtu theksuan vendosmërinë e tyre për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta që synojnë të çojnë përpara udhëheqjen siriane në mënyrë që të arrihet një zgjidhje politike dhe ritheksuan angazhimin e tyre për të ndihmuar në krijimin dhe fillimin e punës së komitetit kushtetues. Pjesëmarrësit në Samitin e Teheranit gjithashtu theksuan nevojën për të mbështetur përpjekjet për të ndihmuar të gjithë sirianët t'i kthehen jetës normale dhe paqësore dhe i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të saj humanitare, të lehtësojnë kthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre, duke ofruar më shumë ndihmë humanitare, duke lehtësuar rigjallërimin e infrastrukturës bazë, duke përfshirë objektet sociale dhe ekonomike dhe ruajtjen e trashëgimisë historike.

 

Sep 07, 2018 20:52 Europe/Tirane
Komente