• Lideri suprem: Uniteti i vendeve islamike, nevoja më e rëndësishme e botës myslimane

Lideri suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Ali Khamenei ka thënë se marrëdhëniet e ngushta dhe uniteti midis vendeve muslimane, janë nevojat më të rëndësishme të botës muslimane.

Lideri suprem i Revolucionit Islamik i bëri këto deklarata gjatë një takimi të premten me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili udhëtoi për në Teheran për të marrë pjesë në një takim trepalësh, të organizuar nga presidenti iranian Hasan Ruhani, ku pjesë e këtij takimi ishte gjithashtu edhe udhëheqësi rus Vladimir Putin. "Uniteti dhe bashkëpunimi midis vendeve muslimane patjetër do të përgatiste terrenin për zgjidhjen e problemeve të vendeve të rajonit dhe kjo është arsyeja që arroganca, e udhëhequr nga SHBA, është e shqetësuar për bashkëpunimin dhe afërsinë midis vendeve muslimane dhe formimin e një fuqie islamike", tha Ajatollah Khamenei. Lideri suprem shtoi se ky shqetësim është arsyeja e armiqësisë amerikane dhe e urrejtjes ndaj vendeve të fuqishme muslimane. "Republika Islamike e Iranit dhe Turqia janë dy vende të fuqishme rajonale dhe kanë interesa të përbashkëta në botën muslimane. Pra, bashkëpunimi i të dy vendeve në fushat politike dhe ekonomike duhet të zgjerohet edhe më tej", tha Ajetollah Khamenei. Lideri suprem i Revolucionit islamik vuri në dukje bashkëpunimin pozitiv midis Teheranit dhe Ankarasë dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bazave të përbashkëta midis dy palëve. Ajetollah Khamenei përshëndeti qëndrimin e Erdoganit për çështjen e muslimanëve Rohingia në Mianmar dhe shtoi se Palestina është gjithmonë një temë e rëndësishme e cila nuk duhet të neglizhohet. Rexhep Taip Erdogan nga ana e tij tha se mungesa e koherencës mes vendeve muslimane është një nga faktorët që ndikon në dobësimin e fuqisë së këtyre vendeve dhe shprehu shpresën se problemet ekonomike rajonale do të zgjidhen nëpërmjet bashkëpunimit. Ai shtoi se situata në rajon ka ndjeshmëri më të madhe për shkak të qasjes së Perëndimit ndaj vendeve të pavarura muslimane dhe u bëri thirrje Iranit dhe Turqisë të zhvillojnë edhe më tej marrëdhëniet mes tyre.

 

 

 

Sep 07, 2018 20:55 Europe/Tirane
Komente