• Takimi trepalësh i Teheranit: Lëvizje serioze për të shkatërruar terrorizmin në Idlib

Në takimin e presidentëve iranian, rus dhe turk në Teheran, temë kryesore ka qenë situata zhvillimeve në Siri.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, foli për çështje të rëndësishme lidhur me Sirinë dhe luftën kundër terrorizmit në Idlib. Takimi i presidentëve iranian, rus dhe turk u mbajt në bazë të zhvillimeve në Siri në Teheran. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Hasan Ruhani, foli për çështje të rëndësishme lidhur me Sirinë dhe luftën kundër terrorizmit në Idlib. Z. Hasan Ruhani duke shpjeguar çështjet kyçe për t’i dhënë fund përfundimisht krizës në Siri, deklaroi se bashkëpunimi i Iranit, Rusisë dhe Turqisë është një prej pikave mbështetëse të sigurta për kthimin e paqes në Siri dhe për bashkëpunimet afatgjate në nivel të rajonal dhe global”. Samiti i Teheranit mbi Sirinë dhe fjalimet e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit ilustrojnë legjitimitetin e boshtit të vërtetë të luftës kundër terrorizmit, udhëheqësit e të cilëve u mblodhën në kushtet më të ndjeshme në Teheran. Rusia dhe Turqia, së bashku me Republikën Islamike të Iranit janë iniciatorët e "procesit të Astanas", që kanë një rol të rëndësishëm në procesin politik dhe luftën kundër terrorizmit në Siri dhe sot, zhvillimet e vendit pasqyrojnë suksesin e këtij procesi rajonal efektiv. Në një situatë të tillë, mbështetësit e terroristëve, përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, po punojnë për vazhdimin e pranisë së terroristëve në Siri. Regjimi sionist dhe Shtetet e Bashkuara, në ditët e fundit, së bashku me aktorë të tjerë shkatërrues të zhvillimeve siriane, janë duke bërë përpjekje maksimale për të parandaluar fillimin e çlirimit të Idlibit. Në këtë kuadër, avionët e regjimit sionist të martën e kaluar kanë sulmuar disa rajone në provincën Hama në Siri. Kohë më parë, Siria ka denoncuar fuqimisht një vendim të fundit nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump për të rifilluar mbështetjen financiare për organizatën e ashtuquajtur "Helmetat e Bardha", e cila është fajësuar për inskenimin e sulmeve të dyshuara kimike në Siri. Qeveria siriane ka denoncuar evakuimin e qindra anëtarëve të një "grupi humanitar" të mbështetur nga Perëndimi në një kamp ushtarak izraelit, duke thënë se ky veprim i Tel Avivit tregoi natyrën e vërtetë të të ashtuquajturve "Helmetat e Bardha", grup që akuzohet se ka punuar me militantët e grupeve takfiriste dhe se ka organizuar sulme të rreme me gaz kimik në Siri. Ministria e Jashtme siriane ka thënë se Damasku kishte paralajmëruar më parë për rolin e rrezikshëm që Helmet e Bardha po luajnë në minimin e sigurisë dhe stabilitetit në Siri dhe në rajon për shkak të "natyrës së tyre terroriste".  Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në fund te takimit tha: “Duke marrë parasysh komplikimet e krizës së Sirisë, ishte shumë me rëndësi që të tre vendet Irani, Rusia dhe Turqia të arrijnë në një kornizë të përbashkët për të shuar flakët e luftës në Siri në bazë të parimeve themelore për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Sirisë dhe respektimit të të drejtës së popullit sirian për të vendosur në lidhje me fatin e këtij vendi”.

 

 

 

 

 

 

Sep 07, 2018 15:41 Europe/Tirane

 

 

 

 

Tags

Sep 07, 2018 22:25 Europe/Tirane
Komente