• Marrëdhëniet strategjike të Iranit me Turqinë dhe Rusinë nga pikpamja e Liderit Suprem

Lideri suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Ali Khamenei në takimin që pati me Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se marrëdhëniet e ngushta dhe uniteti midis vendeve myslimane, janë nevojat më të rëndësishme të botës myslimane.

"Uniteti dhe bashkëpunimi midis vendeve myslimane patjetër do të përgatisë terrenin për zgjidhjen e problemeve të vendeve të rajonit dhe kjo është arsyeja që arroganca, e udhëhequr nga SHBA, është e shqetësuar për bashkëpunimin dhe afrimin midis vendeve myslimane dhe formimin e një fuqie islamike", tha Ajetollah Khamenei.  Lideri suprem shtoi se ky shqetësim është arsyeja e armiqësisë amerikane dhe e urrejtjes ndaj vendeve të fuqishme myslimane. Republika Islamike e Iranit dhe Turqia janë dy vende të fuqishme rajonale dhe kanë interesa të përbashkëta në botën myslimane. Pra, bashkëpunimi i të dy vendeve në fushat politike dhe ekonomike duhet të zgjerohet edhe më tej", tha Ajetollah Khamenei. Lideri suprem i Revolucionit islamik vuri në dukje bashkëpunimin pozitiv midis Teheranit dhe Ankarasë dhe theksoi rëndësinë e forcimit të bazave të përbashkëta midis dy palëve. Ajetollah Khamenei përshëndeti qëndrimin e Erdoganit për çështjen e myslimanëve Rohingia në Mianmar dhe shtoi se Palestina është gjithmonë një temë e rëndësishme e cila nuk duhet të neglizhohet. Dje lideri suprem i revolucionit islamik u takua edhe me Vladimir Putin president i Rusisë dhe delegacionin që e shoqëronte atë. Në këtë takim Ajetollah Khamenei tha: Bashkëpunimi mes Iranit dhe Rusisë për zgjidhjen e çështjeve botërore mund të zgjerohet. Lideri suprem i konsideroi pozitive qëndrimet e presidentit të Rusisë lidhur me marrëveshjen  bërthamore dhe tha: Republika Islamike e Iranit mbi marrëveshjen  bërthamore do të mbajë qëndrim që do të jetë në kuadër të interesave dhe dinjitetit të vendit. Edhe pse Amerika mbi Iranin ka parashtruar çështje të tilla si ajo raketore dhe çështje rajone, mirëpo problemi i tyre me Republikën Islamike të Iranit qëndron mbi këto çështje. Lideri suprem i revolucionit islamik ndër të tjera tha: Amerika për 40 vjet me radhë është munduar të shkulë rrënjët e Iranit, mirëpo rezistenca e Iranit dhe sukseset e tij e kanë kthyer Iranin në një shembull të neutralizimit dhe bllokimit të Amerikës. Deklarata e liderit suprem në takimet që ai pati me presidentin e Turqisë dhe të Rusisë tregojnë realitetet, mundësitë dhe nevojat aktuale të rajonit. Mirëpo shfrytëzimi i mundësive ekzistuese sidomos në këto kushte të ndjeshme të rajonit ka nevojë për bashkëpunim shumëpalësh. Eksperienca e bashkëpunimit strategjike të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në përballjen me grupin terrorist ISIS dhe terrorizmin në Siri dhe takimi trepalësh i ditës së premte mes presidentëve të këtyre tre vendeve, tregon se ky bashkëpunim në vetvete përmban një fuqi, përdorimi i së cilës mund të zgjidhë shumë probleme dhe mund tu bëjë ballë presioneve dhe kërcënimeve të përbashkëta. Një prej këtyre mundësive është bashkëpunimi i Iranit me vendet fqinje dhe sidomos me Turqinë dhe Rusinë për të tu përballur me kërcënimet e përbashkëta që vënë në rrezik stabilitetin e shoqërisë dhe të ekonomisë së vendeve. Lideri suprem tha se sanksionimi i Iranit, Rusisë dhe Turqisë nga Amerika është një pikë e përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimeve dhe shtoi: Irani dhe Rusia me gjithë bashkëpunimet e gjera politike dhe ekonomike duhet të ndjekin me seriozitet vendimet e marra në samitin e Teheranit. një prej pikave të bashkëpunimit të Iranit dhe Rusisë është neutralizimi dhe bllokimi i Amerikës, e cila është një kërcënim për njerëzimin. Pikëpamjet e parashtruara nga lideri suprem në takim me presidentët e Turqisë dhe të Rusisë, tregojnë rëndësinë strategjike të bashkëpunimit trepalësh në çështjet politike, ushtarake dhe ekonomike në rajon.

Sep 08, 2018 06:44 Europe/Tirane
Komente