• Ruhani: Irani nuk ka armiq askënd, përveç Amerikës, regjimit sionist dhe servilëve të tyre

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani sot nuk ka armik tjetër, përveç Amerikës, regjimit sionist dhe servilëve të tyre, por Republika Islamike e Iranit me unitet dhe bashkim do të ngadhënjejë ndaj armiqve.

Z. Hasan Ruhani të shtunën në festivalin e 14-të kombëtar "Martir Rexhai" që u zhvillua në Teheran, theksoi se populli i Iranit kurrë nuk do të dorëzohet përball presioneve të Amerikës. Populli i Iranit kurrë nuk do të frikësohet përball presionit të një grupi të ri të sunduesve në Shtëpinë e Bardhë të cilët nuk din as vet se çfarë deklarojnë dhe çfarë veprojnë dhe janë në konflikt me të gjithë. Hasan Ruhani shtoi: "Një grup i ri që është vendosur në Shtëpinë e Bardhë, jo vetëm me shtetin e Republikës Islamike të Iranit por edhe me miqtë e vjetër dhe tradicional të Amerikës, ka hyrë në konflikte serioze. Amerikanët nga njëra anë po ushtrojnë presion mbi popullin iranian dhe nga ana tjetër në mënyra të ndryshme dërgojnë mesazhe për negociata. Amerikanët kanë sjellje të dyanshme dhe hipokrite dhe sot po zhvillohet një luftë ekonomike dhe propagandistike".

 

Tags

Sep 08, 2018 12:23 Europe/Tirane
Komente