• Gjeneral Hatami: Marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes në krye të bashkëpunimeve të Iranit dhe Kinës

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se marrëdhëniet e gjithanshme të Iranit dhe Kinës përfshinë sfera të ndryshme ndërsa bashkëpunimet në fushën e mbrojtjes qëndrojnë në krye të këtyre marrëdhënieve.

Gjeneral Hatami i cili me ftesë të homologut të tij kinez po qëndron për një vizitë në Kinë me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimeve ushtarake ekonomike mes të dy vendeve, ditën e shtunë në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, tha: "Në takim me funksionarët ushtarakë të Kinës është biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe çështjet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare duke përfshirë edhe shkeljen e përsëritshme të ligjeve, parimeve dhe normave ndërkombëtare nga ana e Amerikës që e gjithë bota është e shqetësuar në lidhje me këtë çështje. Kina dhe Irani janë të shqetësuar për rrethanat e rajonit sidomos për krizat që po krijon Amerika në Azinë Juglindore dhe Perëndimore dhe gjatë kësaj vizite janë arritur koordinimet e duhura". Takimi me ministrin e mbrojtjes së Kinës, takimi me shefin e komisionit qendror ushtarak të Kinës, vizita në dy njësi industriale dhe ushtarake; ishin programet që përbënin agjendën e vizitës së ministrit të mbrojtjes së Iranit në Kinë.

Sep 08, 2018 13:09 Europe/Tirane
Komente