• Vizita e ministrit iranian të mbrojtjes në Kinë

Gjeneral Amir Hatami, ministri i Mbrojtjes i Iranit, i cili ka udhëtuar për në Pekin me ftesë të homologut të tij kinez, u takua me ministrin e mbrojtjes të Kinës, Wen Feng Hae me të cilin diskutoi për çështjet rajonale dhe mënyrat për të zhvilluar bashkëpunimin ushtarak dhe ekonomik.

Ministrat e mbrojtjes iraniane dhe kineze në bisedimet e tyre theksuam koordinimin mbi situatën në rajon, veçanërisht krizat e krijuara nga Shtetet e Bashkuara në Azinë Juglindore dhe Perëndimore. Gjeneral Hatami gjithashtu u takua me zëvendëskomandantin të ushtrisë kineze Zhang Yuxia. Duke theksuar situatën e ndërlikuar të botës, veçanërisht në rajonin e Azisë Perëndimore, ministri i mbrojtjes i Republikës Islamike të Iranit bëri thirrje për bashkëpunim rajonal midis Iranit dhe Kinës për të vendosur paqen, stabilitetin dhe sigurinë. Republika Islamike e Iranit ka potencialin e duhur për parandalimin kërcënimeve, por megjithatë, Irani ka ndjekur seriozisht dy qëllime në sferën ushtarake, që janë; Qëllimi i parë është të rritet aftësia e mbrojtjes në sektorët e kërkuar, veçanërisht në fushën e mbrojtjes raketore, e cila është e një rëndësie strategjike dhe të veçantë në mbrojtjen parandaluese. Qëllimi i dytë është të përdoren aftësitë e bashkëpunimit ushtarak me vendet e pavarura në mënyrë që të përshpejtohen hapat në këtë drejtim. Në këtë kuadër, trendi në rritje i marrëdhënieve midis Pekinit dhe Teheranit sugjeron që palët të ndërmarrin hapa drejt konvergjencës rajonale dhe ndërkombëtare. Hadi Afeghi, një ish-diplomat iranian i Lindjes së Mesme thotë se një bashkëpunim i tillë mund të zgjerojë nivelin e marrëdhënieve nga bashkëpunimi ushtarak dhe madje mund të forcojë fushat e bashkëpunimit ekonomik. Kjo është e rëndësishme sepse është një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit midis dy vendeve, Iranit dhe Kinës, në fushën ekonomike dhe siguria në rajon gjithashtu siguron stabilitetin e marrëdhënieve ekonomike. Nga ana tjetër, shfrytëzimi i fuqisë ushtarake të Republikës Islamike në rajon për të stabilizuar dhe siguruar luftën kundër terrorizmit dhe kundër ISIS, ka ndikuar në hapjen e kapitullit të ri në marrëdhëniet midis Teheranit dhe Pekinit. Tani Teherani dhe Pekini janë të vendosur të ndërmarrin strategji të përbashkëta në arenën ushtarake, duke e bërë këtë bashkëpunim një pikë të fortë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ky vendim është marrë në kohën kur Amerika me politikat e saj të njëanshme  e ka shtyrë rajonin në pasiguri dhe ajo po lëviz në drejtim të dëmtimit të interesave të përbashkëta dhe dëmtimin e bashkëpunimit kolektiv të rajonit.

Sep 09, 2018 08:58 Europe/Tirane
Komente