• Kasemi: Nuk është paraqitur asnjë dokument që tregon se personat e arrestuar në Bahrejn kanë shtetësi iraniane

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka reaguar ndaj pretendimeve të Ministrisë së Brendshme të Bahrejnit për arrestimin e 14 shtetasve iranianë me pasaportë false dhe deklaroi se deri më tani nuk është paraqitur kurrfarë dokumenti ose dëshmie para autoriteteve iraniane në lidhje me këtë çështje.

Bahram Kasemi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Fars, i ka quajtur të pakonfirmuara pretendimet e Ministrisë së Brendshme të Bahrejnit për arrestimin e 14 qytetarëve iranianë që sipas kësaj Ministrie të Bahrejnit, me pasaporta aziatik dhe fals dhe me emra të pavërtetë kanë hyrë në Bahrejn. Kasemi shtoi: "Pretendimet se personat në fjalë kanë shtetësi iraniane dhe me pasaporta fals kanë hyrë në Bahrejn, nuk mund të konfirmohet dhe deri në marrjen e informacioneve të plota, nuk mund të jepet ndonjë deklaratë më tepër në lidhje me këtë çështje".

Kasemi vuri në dukje se Irani dhe Bahrejni kanë disa vite që nuk kanë kurrfarë marrëdhënie mes vete dhe si rezultat autoritetet bahrejnase nuk lëshojnë kurrfarë lloj vize për shtetasit iranian dhe parimisht nuk ekzistojnë kurrfarë lidhje ose shkëmbimesh mes të dy vendeve dhe gjithashtu nuk ekziston mundësia që qytetarët iranianë të udhëtojnë në këtë vend.

Sep 09, 2018 14:11 Europe/Tirane
Komente