Këshilltari i Komandës së Përgjithshme të Forcave të Armatosura të Iranit ka thënë: Fuqia raketore e Republikës Islamike të Iranit nuk është e negociueshme.

Gjeneral Husein Dehkan në një intervistë me kanalin televiziv Rusia Today, duke thënë se fuqia raketore e Iranit nuk mund të negociohet, ka shtuar se pavarësia dhe besimi kombëtar gjithashtu nuk mund të negociohen kurrë. Dehkan deklaroi se "Amerika, Izraeli dhe Arabia Saudite po udhëheqin një rebelim të madh në rajon", dhe shtoi se, "këto vende nuk mund të hyjnë në një luftë të drejtpërdrejtë me Iranin". "Nëse jemenasit duan ndihmë, Irani do t'i ndihmojë", tha këshilltari i Komandës së Përgjithshme të Forcave të Armatosura të Iranit, duke shtuar se "populli jemenas është duke u shtypur dhe është objekt i përdhunimit". Gjeneral Dehkan ka shtuar se terroristët nuk duhet të lejohen të lëvizin nga një vend në tjetrin dhe me terroristët duhet luftuar deri në eliminimin e plotë të tyre.

 

Tags

Sep 09, 2018 20:57 Europe/Tirane
Komente