• Ndëshkimi i agresorëve pjesë e detyrës së gardës revolucionare të Iranit

Pas trazirave dhe vandalizmave të kohëve të fundit të grupeve terroriste në rajonin e Kurdistanit të Irakut në kufi me Irani, garda revolucionare ka dalë me një deklaratë ku thotë: Ditën e shtynë në një operacion të suksesshëm është goditur qendra ku organizohej mbledhja e krerëve të grupeve vandale dhe kriminale dhe qendra e trajnimit të terroristëve. Sulmi është kryer me 8 raketa me rreze të shkurtër veprimi.

Në deklaratën e nxjerrë nga Garda Revolucionare thuhet: Pasi krerët e këtyre grupeve nuk i kanë kushtuar vëmendje paralajmërimeve serioze të funksionarëve të rajonit të Kurdistanit të Irakut, mbi vendimin e prerë të Iranit për të shkatërruar bazat e tyre dhe për t’i dhënë fund vandalizmave, krimeve, agresioneve dhe akteve terroriste kundër Iranit, njësiti raketor dhe i dronëve të gardës revolucionare, ka sulmuar me raketa qendrën e thurjes së komploteve kundër sigurisë kombëtare të Iranit. Në këtë sulm janë vrarë me dhjetëra kryetare të grupeve terroriste. Elementë terroristë të varur nga Amerika dhe Izraeli duke marrë shuma të mëdha parsh dhe premtime t tjerë nga regjimet rajonale, kanë kryer disa aventura kundër sigurisë së Iranit. Me përllogaritje të gabuara ata mendojnë se me agresione, krime dhe vandalizma në kufijtë e Iranit, mund të ndryshojnë situatën në rajon. Ngjarja e fundit në Basra ku u dogj konsullata e Iranit dhe shtimi i sulmeve terroriste brenda kufirit iranian, janë ndër ato komplote që në rast se  ndaj tyre nuk merren masat e duhura mund të bëhen akoma më të rrezikshme. Shumë ekspertë dhe analistë janë të mendimit se për momentin po bëhen përpjekje për të ndikuar dhe krijuar krizë në marrëdhëniet mes Iranit dhe Irakut. Mirëpo forcat mbrojtëse të Iranit, kanë potencialin e duhur për të vepruar në zonat përreth dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve të elementëve destruktivë dhe kriminalë. Forcat iraniane do tu japin përgjigjen e duhur çdo elementi që kryen akte kriminale dhe terroriste kundër Iranit. Më herët në qershor të vitit 2017 garda revolucionare në përgjigje të sulmit terrorist të ISIS në Teheran, goditi me raketa bazën e terroristeve të ISIS në Dejrul Zur të Siri. Ky sulm ishte prezantimi i vetëm një pjesë të fuqisë së Iranit për tu përballur me terrorizmin dhe kërcënimet e sigurisë. Gazeta Nju Jork Times në një artikull të saj shkruan se Irani me lëshimin e raketave ka ndëshkuar terroristët në Siri dhe thotë: Sulmi raketor i Iranit tregon fuqinë në rritje të këtij vendi. gjeneral Kasem Sulejmani, komandant i forcave Kods të gardës revolucionare në një prej fjalimeve të tij ka thënë: Në kohën kur për palën tjetër vrasja e njerëzve të thjeshtë nuk ndryshon me vrasjen e ushtarakëve sepse për atë palë ka kuptim vetëm vrasja e njerëzve edhe nëse ata njerëz janë të pafajshëm atëherë diplomacia nuk funksion dhe ndaj tyre duhet përdorur vetëm forca. Duhet theksuar se në këto kushte të ndjeshme Iranit me njohuri dhe inteligjencë të lartë përballet me cdo kërcënon të sigurisë kombëtare. Në deklaratën e lëshuar nga garda revolucionare thuhet: duke pasur parasysh qëllimet prapaskene të elementëve vandalë dhe terroristë të rajonit, Irani është angazhuar seriozisht për të çrrënjosur bazat e terroristëve dhe për tu dhënë fund veprimeve agresive dhe terroriste kundër Iranit.

 

 

Tags

Sep 10, 2018 10:01 Europe/Tirane
Komente