• Zarif uron vitin e ri hebraik

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit me anë të një mesazhi ka uruar hebrenjtë iranianë dhe ata në të gjithë botën për vitin e ri hebraik.

Sipas zyrës informative të ministrisë së jashtme të Republikës Islamike të Iranit, ministri Muhamed Xhavad Zarif në një mesazh të tij në Twitter ka uruar bashkëkombësit iranianë hebre dhe hebrenjtë e tjerë në të gjithë botë për festën e vitit të ri hebraik. Uroj të gjithë hebrenjtë si bashkëkombës ashtu edhe ata në të gjithë botën, një vit të mbarë plot paqe dhe dashamirësi, tha në fjalën e  tij shefi i diplomacisë iraniane. Hebrenjtë në Iran duke ndjekur mësimet e hazretit Musa (as), për shekuj me radhë janë pjesë e kulturës dhe civilit të madh iranian.

Tags

Sep 10, 2018 10:02 Europe/Tirane
Komente