• Shamkhani: Populli i Iranit kurrë nuk dorëzohet përball padrejtësisë dhe dhunës

Sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit deklaroi se populli i Iranit kurrë nuk do të dorëzohet përball padrejtësisë, dhunës ndërsa do t'ua imponojë poshtërimin armiqve.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Shamkhani ditën e hënë deklaroi se qëllimi i Amerikës me vendosjen e sanksioneve të paligjshme kundër Iranit është kufizimi i mjeteve dhe potenciale që shtojnë fuqinë e popullit të Iranit. Mirëpo populli i Iranit ka aftësinë e duhur që ashtu si në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, të zhvillojë edhe ekonominë e vet. Ali Shamkhani theksoi: "Periudha e shkeljes dhe shtypjes në nivelin global ka përfunduar dhe çfarëdo lloj veprimi armiqësor ndaj Iranit, do të përballet me përgjigje të prerë. Programi raketor i Iranit është faktor i fuqisë së këtij vendi dhe arsyeja e pranisë së presidentëve të Rusisë dhe Turqisë në samitin trepalësh në Teheran në lidhje me krizën në Siri, është fuqia rajonale e Iranit". Shefi i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit gjithashtu tha: "Përgjigja raketore e fundit ndaj veprimeve destruktive të një grupi terrorist në rajonin e Kurdistanit të Irakut është qasje që është marrë në përgjigje ndaj çfarëdo lloj kërcënimi që mund të bëhet kundër Iranit".

Sep 10, 2018 15:09 Europe/Tirane
Komente