• Takimet dhe konsultimet e ministrit të jashtëm të Iranit në Teheran

Ambasadorët e Senegalit, Kazakistanit, Japonisë, zv/ministri i jashtëm i Zelandës së Re dhe nënsekretari i shtetit dhe koordinatori i ri i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Iran, u takuan të hënën në Teheran me ministrin e jashtëm të Republikës Islamike të Iranit.

Amadou Sou, ambasadori i ri i Senegalit në Teheran, u takua me ministrin e jashtëm iranian, Mohamed Xhevad Zarif dhe i dorëzoi atij letrat kredenciale. Hirojasu Kobajashi, ambasadori i Japonisë në Teheran, u takua me z. Zarif në fund të misionit të tij në Iran, i cili i dha lamtumirën e fundit si ambasador i vendit të tij në Teheran. Amir Bagdad Kultaovich, ambasadori i Kazakistanit në Teheran, në fund të misionit të tij në Teheran, paraqiti dhuratën "Simboli i Miqësisë" nga Presidenti i Kazakistanit për ministrin e jashtëm iranian. Jeff Langley, nënsekretari i Shtetit të Zelandës së Re, gjithashtu u takua me ministrin e jashtëm iranian z. Mohamed Xhevad Zarif, ku diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe. Marrëveshja bërthamore, çështjet rajonale, lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit ishin ndër temat e tjera të takimit midis ministrit të jashtëm iranian dhe nënsekretarit të shtetit të Zelandës së Re.

 

Tags

Sep 10, 2018 20:57 Europe/Tirane
Komente