• Kasemi: Irani nuk tërhiqet nga garantimi i sigurisë së tij

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit kundrejt sigurisë së saj dhe përballjes me agresionet e elementëve terroristë nuk neglizhon aspak.

Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në përgjigje të pyetjes lidhur me sulmin raketor ndaj një baze të terroristëve në veri të Irakut ka thënë: Ky veprim nuk ka qenë dhe nuk është i përshtatshëm për Iranin, mirëpo veprimet e terroristëve sidomos vrasja e rojeve dhe e ushtarëve iranianë, i ka detyruar forcat e armatosura të Iranit që të hakmerren dhe të marrin masa preventuese. Pas akteve terroriste dhe vandale të terroriste kundër zonave kufitare të Iranit, që janë kryer nga elementë terroristë të futur nga rajoni i Kurdistanit të Irakut, garda revolucionare me një operacion të suksesshëm ka lëshuar 7 raketa me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të një baze të terroristëve në veri të Irakut. Në deklaratën e nxjerrë nga Garda Revolucionare thuhet: Pasi krerët e këtyre grupeve nuk i kanë kushtuar vëmendje paralajmërimeve serioze të funksionarëve të rajonit të Kurdistanit të Irakut, mbi vendimin e prerë të Iranit për të shkatërruar bazat e tyre dhe për t’i dhënë fund vandalizmave, krimeve, agresioneve dhe akteve terroriste kundër Iranit, njësiti raketor dhe i dronëve të gardës revolucionare, ka sulmuar me raketa qendrën e thurjes së komploteve kundër sigurisë kombëtare të Iranit. Në këtë sulm janë vrarë me dhjetëra kryetare të grupeve terroriste. 

Tags

Sep 11, 2018 10:15 Europe/Tirane
Komente