• Akordi Teheran-Moskë: Përballja me veprimet armiqësore dhe sanksionet amerikane

Moska është e interesuar që të zgjerojë marrëdhëniet e saj me Iranin sidomos në fushën e tregtisë dhe ekonomisë.

Ministria e jashtme e Rusisë, ditën e hënë në një deklaratë të saj ka përmendur takimet dhe bisedimet e Sergei Riabkov zv/ministër i jashtëm i Rusisë me zv/ministrin e jashtëm të Iranit për çështjet politike, z. Abas Eragçi dhe kat hënë se Rusia dhe Irani kanë arritur një akord për vazhdimin e procesit të tregtisë dypalëshe me qëllim përballjen me veprimet armiqësore dhe me sanksionet amerikane. Në njoftimin e ministrisë së jashtme të Rusisë thuhet se pala ruse në këtë takim ka theksuar zbatimin e angazhimeve të saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Bashkëpunimi mes Iranit dhe Rusisë përfshin fusha të ndryshme si ajo e energjisë me ndërtimin e centraleve, turizmit, transportit dhe lundrimit. Këto bashkëpunime kanë ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve dhe për këtë është parashtruar ideja e krijimit të sindikatës së biznesit mes Iranit dhe Rusisë. Krijimi i kësaj sindikate po ndiqet me seriozitet nga dhoma e biznesit dhe e industrisë së Rusisë në bashkëpunim me këshillin tregtar Iran-Rusi. Akordi i arritur mes palëve në Teheran, është tregues i lidhjes politike dhe ekonomike në marrëdhëniet mes Iranit dhe Rusisë dhe të bashkëpunimit strategjik mes këtyre dy vendeve. Pika më e rëndësishme e akordit të arritur mes Iranit dhe Rusisë është bashkëpunimi dhe bashkërenditja e veprimeve në përballje në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare në përballje me veprimet armiqësore dhe sanksionet amerikane. Ekspertë të çështjeve ekonomike janë të mendimit se potencialet e krijuara në marrëdhëniet mes Iranit dhe Rusisë, shumë shpejt mund të krijojnë marrëdhëniet më të stabilizuara dhe të thella mes dy vendeve. Sot ka ardhur koha e shfrytëzimit të këtyre potencialeve. Murteza Khansari, ekspert i çështjeve ndërkombëtare thotë: Irani dhe Rusia duke pasur rezerva të mëdha energjetike si nafta dhe gazi, mund të luajnë rol të rëndësishëm në administrimin dhe garantimin e energjisë në botë dhe në këtë mënyrë të drejtojnë botën në anën e multilaterizmit të dëshiruar nga të gjithë. Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, ditë më parë në takimin me Vladimir Putin president i Rusisë dhe delegacionin që e shoqëronte atë, ka thënë se sanksionimi i Iranit, Rusisë dhe Turqisë është një çështje e përbashkët dhe ka shtuar se Republika Islamike e Iranit dhe Rusia duhet të jenë garantues të bashkëpunimeve politike dhe ekonomike dhe ata duhet të ndjekin me seriozitet akordet e arritura në Teheran. Ai gjithashtu ka theksuar kryerjen e shkëmbimeve tregtare dhe të biznesit pa përdorur dollarin. Në këtë takim presidenti Putin theksoi se Amerika në vendosjen e kufizimeve ndaj shkëmbimeve financiare dhe monetare në botë po bën një gabim të madh strategjik pasi ajo për shkak të një sukses politik dhe afatshkurtër, eliminon besimin e botës kundrejt dollarit dhe ul vlerën e kësaj monedhe. Duke pasur parasysh të tilla deklarata vihet re zgjerim i marrëdhënieve ekonomike të Iranit dhe Rusisë përkrah marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve politike. Si rezultat kjo ecuri do të rezultojë me zgjerimin dhe forcimin akoma më të madh të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 


 

Sep 11, 2018 10:16 Europe/Tirane
Komente