• Kharazi: Shumica e vendeve të botës kundërshtojnë politikën anti-iraniane të Amerikës

Kryetari i Këshillit Strategjik të Marrëdhënieve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se me forcë dhe kërcënim po ndjek politikat saj anti-iraniane.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kamal Kharazi, kryetari i Këshillit Strategjik të Marrëdhënieve të Jashtme të Iranit, të hënën në takimin me titull "Politika e Jashtme e Iranit dhe gjendjen aktuale" që u zhvilluar në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare të Pekinit, deklaroi: "Deri në kohën kur nuk vërehet ndonjë ndryshim në qëllimet e Amerikës dhe ky regjim nuk heqë dorë nga kërcënimi dhe politika e dhunshme kundër popullit dhe sistemit të Republikës Islamike të Iranit, Teherani zyrtar nuk është i gatshëm të fillojë kurrfarë negociata me Amerikën. Qeveritarët amerikanë disa vende si Iranin, Kinën, Rusinë por edhe disa aleatë të tyre evropianë, i konsiderojnë rrezik për fuqinë globale të Amerikës, prandaj nga pikëpamja e tyre aktivitetet politike, ushtarake dhe ndikimi rajonal i vendeve të tjera, nuk duhet të bëhet pengesë për hegjemoninë e Amerikës në botë. Republika Islamike e Iranit edhe më parë për ta treguar qëllimin e vet të mirë, ka zhvilluar negociata me vendet e grupit 5+1 të cilat në fund rezultuan me marrëveshjen bërthamore. Sipas deklaratave të ANEA-së, Irani deri më tani i ka qëndruar besnik zotimeve të veta në kuadër të kësaj marrëveshje, mirëpo me ndryshimin e qeverisë së Amerikës dhe ardhjen në pushtet të një grupi ekstremist në Shtëpinë e Bardhë, SHBA ka dal nga marrëveshja bërthamore dhe me vendosjen e sanksioneve të dyfishta dhe duke u dhënë ultimatum vendeve të tej, po i detyron ato që të pozicionohen në anën e Amerikës për të ushtruar presion kundër Iranit".

Tags

Sep 11, 2018 13:50 Europe/Tirane
Komente