• Salehi: Irani ndërton sallë për prodhimin e centrifugave moderne

Irani ka ndërtuar një sallë shumë të përparuar për prodhimin e centrifugave moderne, ka thënë kështu kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit (AEAI).

Ali Akbar Salehi, tha se objekti është ndërtuar sipas urdhrave të Liderit suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Sejed Ali Khamenei. "Salla tani është pajisur mirë dhe është bërë funksionale", tha Salehi. "Ne marrim një vendim ad hoc në proporcion me çdo rrethanë," tha z. Salehi. "Një shembull tjetër ishte dekreti i lëshuar në lidhje me prodhimin e pajisjeve për shtytjen bërthamore", tha kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, duke vënë në dukje se projekti do të zgjas 10 deri në 15 vjet. Të dy masat qëndrojnë brenda kufijve të vendosura nga marrëveshja bërthamore e vendit me vendet e botës, të njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit, tha Salehi.

 

Tags

Sep 11, 2018 21:01 Europe/Tirane
Komente