• Zarif: Mashtrimi borgjez i regjimit amerikan është i pakufishëm

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif duke reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve amerikanë në lidhje me Gjykatën Ndërkombëtare Penale ka thënë se borgjezia e këtij regjimi të shfrenuar duket se nuk njeh asnjë kufi.

"SHBA kërcënon të vendosë sanksione ndaj GJNP dhe të ndjekë penalisht gjyqtarët e saj në gjykatat amerikane. Ku është zemërimi?", tha Zarif në një postim të tij në Tëitter të martën. "Kur bashkësia ndërkombëtare do t'i thotë mjaftë SHBA dhe do t'a detyrojë të veprojë si një shtet normal?", pyeti ai. Këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare John Bolton paralajmëroi Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë kundër ndjekjes penale të shtetasve amerikanë, lidhur me veprimet e tyre në Afganistan. Të hënën zoti Bolton i tha Shoqatës Federaliste në Uashington se gjykata është "krejtësisht e paligjshme" dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të bashkëpunojnë në asnjë mënyrë me të. Por një analist thotë për Zërin e Amerikës se fjalimi i John Boltonit nuk është në interesin e Shteteve të Bashkuara. Ndërkaq, në një deklaratë të bërë sot, gjykata e Hagës thoshte se “do të vazhdojë të bëjë punën e saj e saj si edhe më parë në përputhje me idenë gjithëpërfshirëse të sundimit të ligjit". Gjykata Ndërkombëtare Penale tha se "do të vazhdojë të kryejë punën e saj e papenguar", një ditë pasi këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, John Bolton, e kërcënoi tribunalin me sanksione nëse ai heton krimet e dyshuara të luftës të kryera nga personeli amerikan në Afganistan.

 

Sep 11, 2018 21:02 Europe/Tirane
Komente