• Kharazi: Irani pret që Evropa të ndërmarrë hapa konkretë mbi marrëveshjen bërthamore

Kryetari i këshillit strategjik për marrëdhëniet me jashtë të Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Teheran pret nga Evropa që të ndërmarrë hapa dhe veprime konkrete lidhur me marrëveshjen bërthamore.

Në një fjalim që pati me studentët e universitetit të studimeve ndërkombëtare në Pekin, Qemal Kharazi, kryetari i këshillit strategjik për marrëveshjet me jashtë të Republikës Islamike të Iranit, vuri në dukje se Evropa përkundër Amerikës nuk është tërhequr nga marrëveshja bërthamore dhe vazhdon të theksojë zbatimin e angazhimeve të saj në kuadër të kësaj marrëveshjeje dhe shtoi se Evropa nga aspekti politik mbështet marrëveshjen bërthamore por ajo duhet të ndërmarrë hapa dhe veprime konkrete në mbrojtjen e kësaj marrëveshjeje. Kharazi tha se Evropa për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore ka vendosur ligjin bllokues edhe pse në praktikë nuk është e qartë mënyra e zbatimit të këtij ligji. Kharazi vuri në dukje lidhjen direkte të bankës qendrore të Iranit me bankën qendrore të Evropës dhe mbështetjen për bashkëpunimin e biznesit të vogël dhe të mesëm me Iranin në kuadër të marrëveshjes bërthamore, mirëpo shtoi se mbështetja e Evropës akoma nuk është konkrete dhe Iranit shpreson që në muajt e ardhshëm zotimet evropiane të zbatohen. Kharazai ndër të tjera vuri në dukje se marrëdhëniet e Iranit me Evropën ndryshojnë nga marrëdhëniet e Iranit me Kinën dhe Rusisë dhe shtoi se pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe pas presioneve të Uashingtonit kundër Teheran, marrëdhëniet e Republikës Islamike të Iranit me Kinën dhe Rusinë janë afruar shumë.

Tags

Sep 12, 2018 10:25 Europe/Tirane
Komente