• Eragci: Bashkëpunimi, Iran-Indi-Afganistan shembull i zgjerimit të integrimit rajonal

Sejed Abas Eragçi, zv/ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, ka thënë se bashkëpunimi trepalësh Iran-Indi-Afganistan në portin Çabahar është shembull i zgjerimit të integrimit rajonal.

Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në krye të një delegacioni ka shkuar në Kabul të Afganistanit për të marrë pjesë në takimin trepalësh mes Iranit, Afganistanit dhe Indisë. Në një konferencë për shtyp ai tha se Irani dhe India janë dy vende të rëndësishme dhe me ndikim nga aspekti ekonomik, i sigurisë dhe politikës në Afganistan dhe shtoi se bashkëpunimi trepalësh mund të rezultojë me vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Afganistan dhe në rajon. Ndër të tjera z. Eragçi përmendi programin e punës të 5 takimeve të ndara të delegacionit iranian dhe tha: Delegacionet e të tre vendeve do të përqendrohen në mënyrën e zhvillimit të transportit, portit Çabahar, shfrytëzimin e minierave, investime, bashkëpunimi bankar, biznesi dhe tregtare dhe bashkëpunimi i përgjithshëm ekonomik. Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit sa i përket planit ekonomik të portit Çabahar tha: Indianët janë shumë të interesuar për këtë port dhe përveç bashkëpunimit ata kanë investuar në mënyrë të veçantë në zgjerimin e këtij porti.

 

Abas Eragçi përveç kësaj tha se edhe Afganistani është tepër i interesuar për portin Çabahar pasi aksesi në këtë port është rruga më e shkurtër dhe me më pak shpenzime për sigurinë dhe daljen në ujërat e lira ndërkombëtare. Zv/shefi i diplomacisë iraniane vuri në dukje se në takimet trepalëshe do të diskutohet edhe çështja e sigurisë, si përballja me terrorizmin, përballja me lëvizjet e ISIS dhe mënyra e vendosjes së paqes dhe sigurisë.

 

 

Tags

Sep 12, 2018 10:25 Europe/Tirane
Komente