• Ceremonia e varrimit të 135 martirëve të mbrojtjes së lavdishme

Trupat e 135 martirëve të luftës së imponuar të Irakut kundër Iranit, janë varrosur në një ceremoni të veçantë me pjesëmarrjen e autoriteteve të larta të vendit dhe ato ushtarake në Teheran.

Trupat e këtyre ushtarëve iranianë janë zbuluar kohët e fundit nga komiteti hetimor mbi personat e zhdukur të luftës. Këto trupa janë zhdukur gjatë operacioneve Shalmace, Maxhnun, Qerbela 5, Valfaxhr 1 dhe 8 dhe Sumar. Ceremonia përfundimtare e varrimit të këtyre martirëve të luftës do të mbahet sot në muzeun e revolucionit islamik dhe mbrojtjes së lavdishme në Teheran. Korrikun e kaluar gjithashtu janë varrosur 75 martirë të mbrojtjes së lavdishme në një ceremoni të organizuar në zonën kufitare Shalmce në provincën Khozestan në jugperëndim të Iranit.

 

Sep 12, 2018 10:25 Europe/Tirane
Komente