• Kasemi: Trazirat e fundit në Irak, rezultat i politikave të Amerikës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi deklaratën e fundit të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me trazirat e disa ditëve të fundit në Basra të Irakut dhe tha se një deklaratë e tillë është provokuese dhe e papërgjegjshme.

Shtëpia e Bardhë të mërkurën në një deklaratë përsëriti pretendimet e saj kundër Iranit duke thënë: "Irani është përgjegjës për çfarëdo lloj sulmi ndaj vendeve ose përfaqësive të administratës së Amerikës në Irak!"

Bahram Kasemi theksoi se politikat që shtojnë tensionet dhe veprimet ndërhyrëse të Amerikës janë faktori kryesor për destabilizimin, pasigurinë dhe krijimin e tensioneve dhe konflikteve në rajonin e Lindjes së Mesme. Ai shtoi: "Trazirat e fundit në Irak duke përfshirë edhe djegien në zjarre të objektit ku ndodhej konsullata e Republikës Islamike të Iranit në Basra, janë rezultat i politikave të Amerikës dhe mbështetjes së pamatur të Uashingtonit ndaj grupeve të cilët e kanë përhapur dhunën dhe ekstremizmit duke e bërë atë një çështje të përditshme dhe normale. Amerika duhet ta di se me veprime të tilla të pamatura dhe me spekulime të pabaza, nuk mund t'i mbulojë pasojat e politikës së saj të gabuar dhe destabilizuese në rajonin e Lindjes së Mesme".

Sep 12, 2018 14:31 Europe/Tirane
Komente