• Ruhani: Amerika ndodhet në kushtet më të këqija globale

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se përveç një numri të vogël të vendeve të botës dhe disa regjimeve të caktuar të rajonit, askush nuk qëndron përkrah Amerikës dhe aktualisht Amerika ndodhet në kushtet më të këqija globale.

Z. Hasan Ruhani të mërkurën në mbledhjen e qeverisë shtoi: "Sot as aleatet e Amerikës nuk po qëndrojnë përkrah këtij vendi dhe janë distancuar në mënyrë të dukshme nga politikat e Uashingtonit. As organizatat ndërkombëtar si OKB, UNICEF, ANEA dhe GJND nuk pajtohen me politikat e Amerikës. Edhe kushtet e brendshme në SHBA, aktualisht janë shumë të ndryshme në krahasim me vitet e kaluara dhe janë të rrallë ata intelektualë dhe mendimtarë në Amerikë që pajtohen me qëndrimet e funksionarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe i në shumë raste i quajnë ata të marr!"

Presidenti i Iranit vuri në dukje edhe faktin se Irani aktualisht ndodhet në një luftë të hapur përball agresorëve të historisë, ndërsa theksoi: "por populli i Iranit me padyshim do të jetë ngadhënjimtar i kësaj beteje".

Tags

Sep 12, 2018 14:45 Europe/Tirane
Komente