• Irani i përshkruan pretendimet e Ligës Arabe si 'të pabaza'

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII z. Behram Kasemi në një deklaratë të mërkurën i përshkroi akuzat e komitetit katër anëtarësh të Ligës Arabe si 'të pabaza dhe një lojë fajësie'.

Lëshimi i një deklarate të tillë anti-iraniane me rastin e sulmeve të 11 shtatorit është një lojë fajësie për të devijuar opinionin publik për mbështetjen e këtyre vendeve për terrorizmin, tha Kasemi në deklaratën e tij. Ai iu referua rolit të caktuar të vendeve arabe në luftën kundër Jemenit dhe vuri në dukje se shtetet anëtare të komitetit të kuartetit janë përgjegjës për gjendjen katastrofale në Jemen. Irani i ka ndihmuar vendet e rajonit sipas kërkesave të tyre dhe politika e mosndërhyrjes është pjesë e doktrinës së politikës së jashtme të Iranit, tha z. Kasemi.  Ai i kërkoi komitetit arab që t'i përgjigjet nismave të Iranit për dialog në rajon për të zgjidhur problemet në vend të ndjekjes së politikave të Iranofobisë që u diktohen atyre nga disa qarqe tjera.

 

Tags

Sep 12, 2018 21:38 Europe/Tirane
Komente