• Mesazh ngushëllimi i gjeneral Sulejmani për Nasrullah: Nënën e martir Moghnije duhet emëruar “Nënë e Hezbullahut”

Komandanti i forcës “Kods” të Gardës Revolucionit Islamik të Iranit në një mesazh ngushëllimi dërguar për Sejed Hasan Nasrullah, sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Amina Salama, nënës së martir Moghnije.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcës “Kods” të Gardës Revolucionare të Iranit, në këtë mesazh theksoi: “Nëna e martir Moghnije ishte burim i mirësisë dhe mëshirës hyjnore dhe ajo nënë duhet të emërohet “Nëna e Hezbullahut”.

Gjeneral Kasem Sulejmani ndër të tjera në këtë mesazh ka thënë: “Nëna e martirëve Moghnije ishte një grua legjendare e cila ka mbrojtur Islamin, Libanin dhe Rezistencën  ndërsa ka futur frikën dhe tmerrin në radhët e sionistëve”.

Gjeneral Kasem Sulejmani shtoi: “Nëna e martirëve Moghnije, veten, familjen dhe fëmijët e saj i ka flijuar për Islamin, Libanin dhe Rezistencën. Ajo nuk ishte vetëm nëna e Emadit dhe vëllezërve të tij. Ajo ishte nëna e të gjithë dëshmorëve të Libanit dhe kjo nënë kurrë nuk u mposhtë në mbrojtje të Rezistencës”.

Velen theksohet Amina Salama, nëna e martir Emad Moghnije një prej komandantëve të Hezbullahut të Libanit, vdiq të hënën në mbrëmje dhe të martën gjatë një ceremoni u varros në Bejrut pranë varrit të birit dhe nipit të saj.  

Emad Moghnije i njohur me epitetin Haxh Ridvan i cili ishte fëmija më i njohur i Haxhi Faiz dhe Amina Salama, i cili në vitin 2002 u martirizua gjatë një shpërthimi terrorist që ndodhi në Damask, kryeqytetin e Sirisë. Martirët Xhavad dhe Fuad Moghnije janë dy djemtë e tjerë të kësaj nëne të cilët disa vite më parë janë martirizuar në Liban. Gjithashtu i biri i Emad Moghnije me emrin Xhihad në vitin 2015 u martirizua gjatë sulmit të regjimit sionist në Kunejtra të Sirisë.

Tags

Oct 10, 2018 21:03 Europe/Tirane
Komente