• Irani kritikon perëndimorët për mbështetjen ndaj grupit terrorist MEK

Sekretari për çështje juridike dhe ndërkombëtare i ministrit të punëve të jashtme të Iranit ka kritikuar mbështetjen dhe ndihmat e Amerikës dhe të disa shteteve evropiane ndaj grupit terrorist MEK.

Gholamhusejn Dehghani të mërkurën në takimin e komandantit të forcave policore të Iranit me ambasadorët, funksionarët dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare në Teheran, deklaroi: “Amerika dhe disa shtete evropiane po ndihmojnë një grup terrorist që ka vrarë 17 mijë qytetarë iranianë dhe po i japin leje këtij grupi terrorist që të organizojnë tubime para selisë së OKB, çështje kjo që është tërësisht e padrejtë.

Z. Dehghani gjithashtu vuri në dukje luftën e Iranit me grupet terroriste në Irak dhe Siri dhe shtoi: “Pavarësisht veprimeve dhe shërbime që ka ofruar Irani për vendet e ndryshme në luftën e kundër terrorizmit, Republika Islamike e Iranit akuzohet për mbështetje ndaj terrorizmit dhe me pretekste të tilla bëhet objekt i sanksioneve. Në 40 vitet e kaluara, siguria e Iranit për shkak të mospërputhjes së politikave të Teheranit me politikat e disa fuqive të mëdha, gjithnjë ka qenë objektiv e sulmeve të ndryshme. Mbështetja ndaj ish-diktatorit irakian Sadam Husejn në luftën tetë vjeçare kundër Iranit, vendosja e sanksioneve ekonomike dhe mbështetja ndaj grupeve kundër Revolucionit, janë shembuj të armiqësive kundër Iranit”.

Tags

Oct 10, 2018 21:38 Europe/Tirane
Komente