• Terroristët jetojnë të qetë në SHBA

Që nga revolucioni islamik i vitit 1979 në Iran, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përdorur separatizmin, vrasjet dhe sanksionet për të sjellë një ndryshim regjimi në Teheran,por të gjitha këto përpjekje kanë dështuar, tha zëvendësministri i Jashtëm i Iranit.

Gholamhosein Dehkani, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare, ka kritikuar SHBA-të për lejimin e terroristëve për të jetuar dhe për të vepruar lirshëm në territorin amerikan. "Sot, terroristët jetojnë të qetë dhe veprojnë lirshëm në SHBA. SHBA përmend Iranin, i cili në vitet e fundit ka qenë gjithmonë në luftë kundër ISIS-it dhe al-Kaedës, si një sponsor i grupeve terroriste, por u jep leje terroristëve të organizojnë tubime kundër Iranit në SHBA, "citon agjencia e lajmeve Fars News,  z. Dehkani duke folur në një takim në Teheran. Sipas z. Dehkani, Uashingtoni në vitet e fundit ka tentuar të përdorë grupe terroriste, veçanërisht Organizatën Moxhahedin-e Khalk (MEK), për të destabilizuar situatën në Iran. E themeluar në vitin 1960, MEK përzieu elemente të islamizmit dhe stalinizmit dhe mori pjesë në përmbysjen e Shah-ut të mbështetur nga SHBA në vitin 1979. Para revolucionit, MEK zhvilloi sulme ndaj politikanëve iranianë dhe perëndimorë. Raportohet se MEK vazhdoi ta bënte këtë edhe pas revolucionit, në një përpjekje për të marrë kontrollin e Republikës Islamike të sapokrijuar. Kjo organizatë terroriste vrau disa udhëheqës të rinj të Iranit, përfshirë Presidentin e atëhershëm, Muhamed Ali Raxhaji, Kryeministrin Muhamed Xhavad Bahonar dhe Shefin e Gjyqësorit, Muhamed Husein Beheshti në vitin 1981. Që nga pushtimi i Irakut nga SHBA-ja në vitin 2003, grupi MEK, është mbështetur fuqimisht nga neo-konservatorët në Shtetet e Bashkuara, të cilët këmbëngulën që MEK të hiqet nga lista terroriste e SHBA-ve. SHBA e hoqi zyrtarisht MEK nga lista e saj e organizatave terroriste në shtator 2012, duke i zhbllokuar asetet e grupit në SHBA dhe duke e lejuar atë të bëjë biznes me kompanitë amerikane. Që nga viti i kaluar, një sërë politikanësh amerikanë, mes tyre ish-drejtori i FBI Louis J. Freeh, Senatori amerikan John McCain dhe senatorët Thom Tillis, Roy Blunt dhe John Cornyn kanë vizituar selinë qendrore të MEK në Shqipëri. Në qershor të vitit 2018, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara John Bolton njoftohet se ka marrë 40,000 dollarë për të marrë pjesë në një nga tubimet e grupit MEK në Paris. Gjatë fjalimit të tij, ai tha se presidenti i ri i SHBA, Donald Trump është plotësisht kundër "regjimit në Teheran". "Rezultati i politikës së presidentit Trump duhet të jetë që të përcaktohet se revolucioni i vitit 1979 i Ajatollah Khomeinit nuk do të zgjasë deri në 40 vjetorin e tij," tha në këtë tubim Bolton, cituar nga Washington Times.

 

Tags

Oct 11, 2018 19:13 Europe/Tirane
Komente