• Irani dhe Turqia zotohen të luftojnë trafikantët e drogës dhe terroristët

Ministri i Brendshëm i Iranit Abdolreza Rahmani Fazli u takua të enjten me homologun e tij turk Süleyman Soylu për të diskutuar mbi luftën e përbashkët kundër trafikut të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm.

Në takimin që u zhvillua në Ankara, dy ministrat këmbyen gjithashtu pikëpamje për ruajtjen e sigurisë kufitare në përputhje me interesat e të dy vendeve. Aktualisht policitë e të dy vendeve kanë një bashkëpunim shumë të mirë që do të vazhdojë në të ardhmen, tha Ministri i Brendshëm i Iranit. Të dy palët i kushtuan rëndësi dhe i dhanë përparësi zgjerimit të marrëdhënieve Teheran-Ankara, shtoi z. Fazli. Si Lideri uprem i Iranit, ashtu dhe populli iranian i japin rëndësi zgjerimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit me Ankaranë, tha Fazli duke shtuar se Teherani dhe Ankaraja duhet gjithashtu të mos kursejnë asnjë përpjekje për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe turizmin së bashku me shkëmbimin tregtar mes dy vendeve. Ministri i Brendshëm turk, nga ana e tij, tha se të dy vendet kanë ndërmarrë hapa pozitivë të përbashkët që kanë rezultuar në arritje të shkëlqyera.

 

Tags

Oct 11, 2018 19:51 Europe/Tirane
Komente