• Siguria e Iranit përbën vijën e kuqe për Forcat e Armatosura

Komandanti më i lartë ushtarak i Iranit deklaroi se siguria e vendit përbën një "vijë të kuqe" për Forcat e Armatosura, duke paralajmëruar "grupet kundërrevolucionare" kundër çdo përpjekjeje për të destabilizuar Republikën Islamike.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit, gjeneralmajor Muhamed Bakeri e bëri këtë deklaratë gjatë një vizite në postat kufitare në provincën perëndimore Kermanshah. "Siç është thënë në mënyrë të përsëritur, siguria e kombit iranian është një vijë e kuqe për Forcat e Armatosura," tha ai, duke theksuar se Republika Islamike nuk do të qëndrojë në heshtje përballë kërcënimeve të sigurisë. Gjeneralmajor Bakeri gjithashtu lëshoi një paralajmërim të rreptë ndaj "grupeve kundërrevolucionare, të cilat janë aktive në sulmet kufitare dhe kanë mbështetjen e armiqve të kombit iranian" kundër çdo përpjekjeje për t'u infiltruar në Iran. "Bazat e forcave kundërrevolucionare dhe forcave armike të kombit iranian nuk duhet të ekzistojnë pranë kufijve tanë në shtetet fqinje", tha Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit.

 

Tags

Oct 11, 2018 19:51 Europe/Tirane
Komente