• Udhëheqësi i myslimanëve amerikanë: Politikat e Trump do të sjellin vdekjen e SHBA

Udhëheqësi i Lëvizjes Kombi Islam në Shtetet e Bashkuara, Louis Farrakhan, ka paralajmëruar se politikat e Presidentit Donald Trump mund të rezultojnë në vdekjen e Amerikës.

Duke folur në një konferencë shtypi të mbajtur të enjten në selinë qendrore të kanalit Press Tv në Teheran, Farrakhan tha se politikat e Trump po rrënojnë besimin në SHBA në të gjithë botën. Ai paralajmëroi se politikat e administratës Trump, duke përfshirë sanksionet e reja ndaj popullit iranian, do të "sjellin vdekjen" e Shteteve të Bashkuara. "Politikat e qeverisë sonë do të sillnin një luftë në Lindjen e Mesme që do të bëhej shkas për luftën më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë; lufta e Armagedonit, e përmendur në Bibël", tha Farrakhan, duke cituar mësuesin e tij, Elija Muhamed, ish udhëheqës i Kombit Islam. "Nëse fitili i luftës në Lindjen e Mesme ndizet nga ju, duke përdorur forcën tuaj me insistimin e Izraelit, atëherë lufta do të shkaktojë një lloj lufte tjetër, e cila do të sjellë Kinën, Rusinë dhe të gjitha kombet në një luftë", tha Farrakhan duke iu drejtuar presidentit Trump. "Lufta do t'i japë fund Amerikës siç e di ti," tha ai, duke shtuar se "nëse injoroni paralajmërimin dhe nuk korrigjoni rrugën tuaj, patjetër do të vijë vdekja". Farrakhan kritikoi administratën Trump për rivendosjen e sanksioneve ndaj Iranit, duke thënë se sanksionet po "dëmtojnë popullin e Iranit", jo qeverinë iraniane, siç thuhet nga zyrtarët amerikanë. Ai tha se Irani përmbushur atë që kishte nënshkruar për të bërë në marrëveshjen bërthamore, por Amerika nuk e bëri këtë. "Në Amerikë ata thanë se i dhanë Iranit miliarda dollarë, por kurrë nuk thanë se bllokuan mbi 150 miliardë dollarë para iraniane dhe se duhej t'i kthenin ato sipas marrëveshjes ", shtoi Louis Farrakhan. Farrakhan dënoi shitjet e armëve amerikane në Arabinë Saudite, të cilat po përdoren për të masakruar njerëzit e pafajshëm të Jemenit, duke thënë: "Ajo që po ndodh në Jemen është një krim kundër njerëzimit me avionët amerikanë dhe me bombat amerikane".

 

Tags

Nov 08, 2018 17:49 Europe/Tirane
Komente