• SHBA: Rusia duhet ta lejojë Izraelin të sulmojë iranianët në Siri

Shtetet e Bashkuara duan që Rusia të lejojë avionët luftarakë izraelitë të vazhdojnë të sulmojnë këshilltarët iranianë në Siri, pasi Izraeli ka frikë se nuk mund të hyjë më në hapësirën ajrore të Sirisë, pasi Moska ka furnizuar Damaskun me sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore S-300.

"Rusia në konsultim me izraelitët, ka lejuar sulmet izraelite kundër objektivave iranianë brenda Sirisë. Ne me siguri shpresojmë se kjo qasje do të vazhdojë, "tha James Jeffrey, përfaqësuesi i posaçëm i Uashingtonit në Siri, në një konferencë shtypi me gazetarët. Në muajin tetor, Moska pajisi Damaskun me raketa të avancuara ajrore S-300, disa ditë pasi avionët luftarakë izraelitë sulmuan objektivat sirianë, duke shfrytëzuar si një mburojë një avion rus që fluturonte aty afër dhe mashtruan mbrojtjen ajrore siriane për ta qëlluar atë. Incidenti që ndodhi në shtator i tensionoi lidhjet midis Rusisë dhe Izraelit. "Rusët, duke qenë atje më parë, nuk do të tërhiqen, por ju keni katër forca të tjera ushtarake- izraelitët, turqit, iranianët dhe amerikanët - të gjithë që veprojnë brenda Sirisë. Është një situatë e rrezikshme ", tha James Jeffrey. Diplomati amerikan tha se Uashingtoni po punonte për të siguruar që të gjithë këshilltarët ushtarakë iranianë të largoheshin nga Siria. Irani e ka bërë të qartë se këshilltarët ushtarakë iranianë do të qëndrojë në Siri për aq kohë sa e kërkon Damasku.

 

Tags

Nov 08, 2018 18:12 Europe/Tirane
Komente