• Tubim masiv i studentëve iranianë para ambasadës franceze në Teheran

Një grup studentësh të Universitetit të Teheranit u mblodhën para ambasadës franceze në Teheran, në shenjë proteste ndaj situatës së të drejtave të njeriut në Francë.

Qëllimi i tubimit ishte kundërshtimi i situatës së të drejtave të njeriut në Francë dhe kundër veprimeve të qeverisë franceze ndaj protestuesve. Studentët iranianë, me fletushka dhe dorëshkrime, protestuan kundër sjelljes së dhunshme të qeverisë franceze ndaj protestuesve. Vala e protestave ndaj performancës dhe reformave ekonomike të qeverisë së Emmanuel Macron, e njohur si lëvizja anti-kapitaliste "jelekët e verdhë", e ka kapluar Francën rreth tre javë më parë.

 

Tags

Dec 05, 2018 19:47 Europe/Tirane
Komente