• Sulm terrorist në Çabehar, 4 persona të vrarë dhe 15 të plagosur

Si pasojë e shpërthimit të një bombe pranë portës së stacionit policor në Çabehah në juglindje të Iranit, deri më tani janë vrarë 4 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se komanda e stacionit policor në Çabehar ka thënë se një prej elementëve terrorist në ora 9:55 sot në mëngjes, në një makinë të tipit “Nisan” kishte lëndë eksplozive dhe ka tentuar të hyjë në stacionin komandues të policisë në qytetin Çabehar, por që është përballur me forcat e rendit dhe në portën hyrëse të oborrit të këtij stacioni policor ka shpërthyer lëndët eksplozive.

Gholamreza Maxhidinezhad Jazdi komandant i këtij stacioni policor në Çabehar, ka thënë se për fat të keq ky shpërthim ka qenë i përmasave të mëdha dhe ka thyer xhamat e shumë objekteve për rreth. Deri më tani katër persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur. Në mesin e të plagosurve ka edhe gra dhe fëmijë që janë transferuar në spitalin e “Imam Ali (a.s.)” të qyteti Çabehar.

Akoma asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm terrorist. Porti dhe zona e lirë Çabehar ndodhët në juglindje të Iranit dhe nga lindja kufizohet me Pakistanin.

Tags

Dec 06, 2018 12:38 Europe/Tirane
Komente