• Ministria e Brendshme e Iranit: Situata e sigurisë në Çabahar është nën kontroll

Drejtori i përgjithshëm i sektorit kufitar në Ministrinë e Brendshme të Iranit deklaroi se situata në Çabahar në juglindje të Iranit, pas kryerjes së sulmit terrorist, është nën kontroll dhe është normalizuar gjendja në këtë qytet.

Një terrorist sot (të enjten) ka tentuar të sulmojë me një makinë të mbushur me eksploziv stacionin komandues të policisë së Iranit në qytetin Çabahar në juglindje të Iranit dhe ka shpërthyer lëndët eksplozive në portën hyrëse të oborrit të këtij stacioni policor. Si pasojë e këtij shpërthimi janë vrarë 4 persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.

Shahrjar Hejdari shtoi: “Qëllimi i këtij terroristi me këtë sulm ishte të godasë stacionin policore të Çabaharit por që u përball me reagimin e duhur të forcave të sigurisë dhe sulmuesi shpërtheu lëndën eksplozive në portën hyrëse”.

“Autor i këtij sulmi ishte vetëm një person i cili është vrarë dhe akoma asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtij sulmi terrorist”,- shtoi ndër të tjera Shahrjar Hejdari.

 

Tags

Dec 06, 2018 14:55 Europe/Tirane
Komente