• Zarif: Irani do të dënojë terroristët dhe padronët e tyre

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka dënuar një sulm të rëndë terrorist që synonte qytetin-port strategjik të Iranit, Chabahar, duke premtuar se Republika Islamike do t'i sjellë përpara drejtësisë autorët e këtij sulmi dhe padronët e tyre.

Diplomati i lartë iranian postoi të enjten një mesazh në faqen e tij në Twitter për të reaguar ndaj sulmit me autobombë, për të cilin ai tha se ishte kryer nga "terroristët e sponsorizuar nga jashtë". "Siç kemi bërë të qartë në të kaluarën, krime të tilla nuk do të mbeten të pandëshkuara: Në vitin 2010, shërbimet tona të sigurisë përgjuan dhe kapën ekstremistët gjatë rrugës për në Emiratet e Bashkuara Arabe," shkroi Zarif në postimin e tij. "Shënojini fjalët e mia: Irani do t'i sjellë para drejtësisë terroristët dhe padronët e tyre", theksoi ministri i jashtëm iranian. Ndërkohë, Gjeneral brigade Ramazan Sharif, zëdhënësi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, gjithashtu premtoi një "reagim dërrmues" jo vetëm ndaj terroristëve që kryen sulmin, por edhe ndaj "grupeve që i mbështesin ata". "Grupet terroriste janë të lidhura kryesisht me shërbimet agjenturore të huaja si ato që i përkasin Arabisë Saudite dhe kanë kërkuar vazhdimisht të destabilizojnë rajonet tona kufitare", tha zyrtari i Gardës Revolucionare.

 

Tags

Dec 06, 2018 18:46 Europe/Tirane
Komente