• Irani dënon ashpër sulmin terrorist në Chabahar

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Behram Kasemi denoncoi "sulmin terrorist dhe çnjerëzor në qytetin Chabahar në jugperëndim të Iranit, për të cilin ai tha se kishte për qëllim të prishë zhvillimin ekonomik të Iranit, i cili po zgjerohet në bashkëpunim me shtetet e rajonit.

Terroristët që ndodhen pas sulmit, shtoi ai, janë "mbështetur në gjirin e disa vendeve dhe qendrave që promovojnë dhunën dhe ekstremizmin në rajon", duke theksuar se "një dënim i ashpër" i pret të gjithë ata. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme deklaroi se "sulmi i egër dhe barbar" dëshmoi përsëri se "sistemi hegjemonist djallëzor nuk do të kursente asnjë komplot" për të sulmuar kombin e madh iranian. SHBA, regjimi izraelit dhe "qeveritë terroriste në rajon që i mbështesin ata" ndihen të dëshpëruar dhe të zemëruar për "humbjen e turpshme" që kanë pësuar në përpjekjet e tyre për të zhveshur kombin iranian nga liria dhe pavarësia e tij , tha z. Behram Kasemi duke shtuar se kjo është arsyeja pse ata u janë drejtuar elementëve të tyre brenda Iranit me shpresën e tronditjes së stabilitetit të vendit. Të paktën dy oficerë policie humbën jetën dhe rreth 40 njerëz të tjerë pësuan lëndime në shpërthimin, që gjithashtu vrau edhe sulmuesin. Grupi terrorist i ashtuquajtur Ansar al-Furkan mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në qytetin Chabahar në jugperëndim të Iranit , sipas raporteve në mediat sociale.

 

Tags

Dec 06, 2018 18:51 Europe/Tirane
Komente